Zëvendës trajneri i Vllaznisë u-17, Denis Zmijani i pranishëm mbrëmë në emisionin e Star Sport komentoi për zhvillimet e fundit të kampionatit shqiptar.

Ai u ndal detajisht tek Vllaznia ku theksoi faktin se lojtarët aktualë kanë një CV shumë të pasur, por po kanë një ngërç apo mini krizë në fushën e lojës.

Zmijani tha: “Përveç rezultateve që nuk janë aty ku duhet për pretendimet e Vllaznisë, shoh që çalon edhe loja. Repartet janë shumë të shkëputur mes tyre dhe prandaj edhe ekipet kundërshtare gjejnë hapësira për ta goditur ekipin. Mungon kimia ose harmonia në fushën e lojës.

Në verë u afruan lojtarë me një CV shumë të pasur. Madje ndonjë nga ata edhe me më të mirën në Superligë. Por, po shohim që nuk po japin atë çfarë pritej nga ata.

Këtu ka një ngërç për të cilin duhet punuar që të zgjidhet. Skuadra pas pushimeve do ketë dy ndeshje rradhazi brenda në Shkodër dhe që aty duhet të fillojë kthesa”.
Endri ÇINARI