euta ka zyrtarizuar trajnerin e ri Bledi Shkëmbi. Presidenti Edmond Hasanbelliu sëbashku me shefin e klubit Enid Fuxhi kanë bërë prezantimin e trajnerit i cili ka qenë më herët trajner te blutë në sezonin 2018-2019.

Shkëmbi ka qenë më herët trajner i Lirisë dhe Ballkanit në Kosovë, ndërsa në Shqipëria ka drejtuar ekipin e Teutës dhe Dinamo. Pas 3 vitesh rikthehet përsëri në krye të durrsakëve, pas largimit të Renato Arapit.

Njoftimi zyrtar i Teutës:

Skuadra e Teutës ka vijuar ditën e sotme stërvitjen dhe perpara ekipit ështe prezantuar nga presidenti i KF Teuta, Edmond Hasanbelli dhe shefi i klubit, Enid Furxhi tranjeri i ri Bledi Shkembi i cili e ka drejtuar skuadrën blu dhe në sezonin 2018–2019.

Tashmë, presidenti Edmond Hasnbelli, do t’i besojë për herë të dytë Shkembit që aventurën e tij të fundit e kishte në Shqiperi, ku drejtonte klubin e Dinamos ne sezonin 2021\2022. KF Teuta i dëshiron mirëseardhje trajnerit të ri në skuadër, duke i dëshiruar suksese dhe arritjen e qëllimeve të vendosura së bashku me skuadrën tonë.