Trajnerët e peshëngritjes nisin leksionet me rusin Ringert

0

21 trajnerë të peshëngritjes shqiptare, mes të cilëve edhe ai i Vllaznisë- Muhamet Tuzi, që nga paraditja e djeshme, kanë nisur kursin e kualifikimit me të dërguarin e Federatës Botërore të Shtangës, rusin David Ringert. Ka qenë një bashkëpunim i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes me Komitetin Olimpik Kombëtar Shqiptar, ndërsa institucioni i olimpizmit shqiptar, nëpërmjet solidaritetit olimpik, bëri të mundur ardhjen e një figure të madhe të peshëngritjes botërore për trajnerët tanë.

Emanuel Lushi i 7-ti në 22 pjesmarrës në Gran Prix të Azerbajxhanit

0

Peshëngritësi 16 vjeçar shkodran Emanuel Lushi është renditur i shtati në 22 pjesmarrës në Grand Prix të Azerbajxhanit. Gara është zhvilluar ditën e sotme dhe mund të konsiderohet një paraqitje shumë e mirë për të. Kjo ngaqë siç mësohet gara nuk ka qenë për 17 vjeçarët në vete dhe për 20 vjeçarët në vete. Ka qenë një garë e përbashkët për të gjithë sportistët e kësaj peshe dhe Lushi kësisoj ka qenë më i vogli duke patur një diferencë të dukshme moshe me të tjerët. Megjithatë kjo nuk e ka penguar atë që të ngrejë 112 kg në shkëputje dhe 132 kg në shtytje duke përmirësuar kështu ndjeshëm rezultatet e tij të arritura në Kampionatin Europian të 17 vjeçarëve pak muaj më parë ku u rendit i treti në kontinent.

Emanuel Lushi dhe Muhamet Tuzi në “Grand Prix” të Azerbajxhanit

0

Peshëngritësi shkodran Emanuel Lushi dhe trajneri i tij Muhamet Tuzi do të përfaqësojnë Shqipërinë në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet në datat 5-8 dhjetor në “Grand Prix”-in e Bakusë në Azerbajxhan. Me ftesë të federatës homologe, që merr përsipër edhe mbulimin e faturës financiare të këtij konkurrimi, Shqipëria ka përzgjedhur Emanuel Lushin e peshës 62 kg dhe Alban Hoxhën e peshës 69 kg. Sipas rregullores së organizatorëve, vetëm këto dy pesha për meshkuj dhe dy për femra, përkatësisht në 53 e 58 kg, kanë të drejtën e garimit.

Erkand Qerimaj rikthehet “i madh”. Është i gjashti në Botë

0

Peshëngritësi shkodran Erkand Qerimaj është rikthyer sërish në nivele të larta. Ai ka zënë vendin e gjashtë në Kampionatin Botëror të zhvilluar këto ditë në Poloni. Madje, me pak kujdes, mund të kishte hyrë edhe në zonën e medaljeve. Me 346 pikë të akumuluaranë dygarësh, ai regjistroi rezultatin më të mirë për sa u përket peshëngritësve tanë në këtë aktivitet. Një ditë më parë, Romela Begaj dhe Daniel Godelli nuk shkuan më shumë se vendi i 8-të. Shkodrani garoi në peshën 77 kg, në baterinë A, ku morën pjesë 11 sportistë.

Qerimaj: Synoj më lart se vendi i gjashtë në Botëror

0

Erkand Qerimaj mbyll sot në mbrëmje në orën 19:55 përfaqësimin e Kombëtares shqiptare në kampionatin botëror të peshëngritjes për të rritur, që po mbahet në Vroklav të Polonisë. Një ditë përpara garës në peshën 77 kg, bateria A, shkodrani parashikon një konkurrim të fortë. “Ndjesitë përpara garës së Botërorit janë pozitive. E rëndësishme është që nuk kam asnjë problem dhe mezi po pres të ngjitem në pedanë. Shpresoj që nesër (sot) konkurrimi të jetë i mbarë dhe të dal te forma ime më e mirë. Rezultati im më i mirë në një kampionat botëror është vendi i gjashtë në dygarësh dhe vendi i katërt në stilin e shtytjes.

Erkand Qerimaj premton medalje dhe rekord në Botëror

0

Peshengritësi shkodran Erkand Qerimaj do të tentojë të futet në zonën e medaljeve në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet gjatë këtij muaji në Vorklov të Polonisë. Premtimi ka ardhur nga vetë ky sportist i cili është duke u stërvitur prej disa ditësh në Athinë të Greqisë. Qerimaj ndodhet atje bashkë me trajnerin e tij Zef Kovaçi dhe është duke u stërvitur bashkë me kombëtaren greke të peshëngritjes. Kjo gjë është mundësuar falë dashamirësisë së presidentit të Federatës greke të peshëngritjes, të mirënjohurit Piro Dhima si dhe trajnerit të kësaj kombëtareje, shqiptarit tjetër Luan Shabani.

Erkand Qerimaj: U riktheva dhe tashmë do jem edhe më i fortë

0

Pas pezullimit 13 mujor Erkand Qerimaj është rikthyer sërish në pedanë. Peshëngritësi shkodran ka marrë pjesë në garat e Kupës së Shqipërisë të zhvilluara dy ditë më parë në Elbasan dhe ka zënë vendin e parë në peshën e tij. Mbi të gjitha ka treguar se është sërish në formë dhe premton se do të kthehet edhe më I fortë se ka qenë para pezullimit. “Kam patur më pak se 20 ditë në dispozicion për t’u stërvitur në nivele të larta sepse kam patur një dëmtim në gju por stërvitja që kam zhvilluar në Greqi më ka bërë mirë. Fakti që në garat e Kupës së Republikës arrita të ngrejë 187 kg, pra vetëm 3 kg më pak se në Europianin ku u shpalla kampion Europe, tregon se jam në një formë të mirë sportive. Megjithatë më duhet shumë punë për ta ruajtur këtë gjendje dhe për ta përmirësuar edhe më shumë ngaqë në prag është Kampionati Botëror ku do të marr pjesë”-ka thënë ai për gazeten.

Emanuel Lushi, medalje bronzi në Europianin e 17 vjeçarëve

0

Medalje bronzi për peshëngritësin e Vllaznisë Emanuel Lushi në Kampionatin Europian të 17 vjeçarëve. Ai është renditur i treti në kontinent në peshën 62 kg ku ka konkurruar. Suksesin më të madh e ka patur në stilin e shkëputjes teksa ka ngritur 111 kg dhe është renditur i treti. Në stilin e shtytjes ndërkohë ka ngritur 127 kg duke u renditur i katërti dhe me 238 kg në dygarësh është renditur i katërti në Europë duke qenë shumë pranë medaljeve edhe aty. Natyrisht që ky është një sukses i madh për të si sportist, por edhe për klubin Vllaznia që nxjerr një tjetër medalist Europe por duhet theksuar fakti se mungesa e trajnerit Muhamet Tuzi në Lituani,i ka kushtëzuar të paktën edhe marrjen e dy medaljeve të tjera këtij sportisti.

Bala e Prroni në kombëtare për Lojërat Mesdhetare

0
Komiteti Drejtues i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes në mbledhjen e tij të fundit ka bërë të ditur edhe emrat e sportistëve me të cilët do përfaqësohet Shqipëria në Lojërat Mesdhetare që do të zhvillohen muajin e ardhshëm. Më konkretisht...

Isa Bala i jep Shqipërisë pikët për vendin e katërt në Europian

0

Peshëngritësi shkodran Isa Bala i ka dhënë pikët e duhura kombëtares shqiptare të peshëngritjes në mënyrë që ajo të renditej në vendin e katërt në renditje, në Kampionatin Europian që përfundoi ditën e djeshme në Tiranë. Bala ka qenë i fundit nga sportistët tanë që është ngjitur në pedanë duke konkurruar në peshën super të rëndë, +105 kg. Ai ka arritur të ngrejë 170 kg në shkëputje dhe 195 në shtytje. Me 365 kg në dygarësh, sportisti i Vllaznisë është renditur i dyti në baterinë B por ajo çka është më e rëndësishmja është se i ka dhënë pikët e duhura kombëtares shqiptare për të zënë vendin e katërt në renditjen ekipore.