Kombëtarja shqiptare e peshëngritjes do të marrë pjesë me tre boksierë të perspektivës në një turne ndërkombëtar që do të zhvillohet ditën e shtunë në Sarajevë të Bosnjës. Ndër këto tre sportistë, është edhe një i Vllaznisë, pikërisht peshëngritësi i talentuar 17 vjeçar i ekipit të Vllaznisë Emanuel Lushi. Ai do të jetë i shoqëruar nga trajneri i tij Muhamet Tuzi. Sipas këtij të fundit, objektivi i Lushit do të jetë thyerja e rekordit personale e për këtë ai beson nisur nga puna  e bërë sëbashku në stërvitje.

“Federata e ka vlerësuar si të drejtë dërgimin e tre sportistëve të perspektivës në këtë aktivitet dhe prandaj do jetë edhe sportisti që unë stërvis, Emanuel Lushi. Pretendimet tona janë për përmirësimin e rekordit personal. Forma e tij është shumë e mirë dhe shpresoj që gjërat të shkojnë mirë edhe në garë”- ka thënë trajneri Tuzi. Emanuel Lushi ka ne fakt se çfare te mesoje. Ai stervitet çdo dite ne palester me kampionin e Europes Erkand Qerimajn dhe te perfitosh prej tij sigurisht qe eshte nje privilegj por edhe nje mundësi e artë për t’u bërë edhe ai kampion.

Gjergj Kola