Vllaznia e basketbollit te meshkujve sonte ka fituar ndaj “Goga Basket” nje ndeshje shume te rendesishme me te cilen ngjitet ne vendin e dyte te renditjes. Kjo fitore padyshim qe ka ngritur moralin ne skuader tashme qe edhe kampionati nderpritet dhe stafi do te kete me shume kohe ne dispozicion per te punuar me lojtaret.

Por ne fitoren e sotme ndaj nje ekipi shume te forte, ajo qe ka rene ne sy dhe ndoshta edhe çuditur te gjithe, ka qene aktivizimi qe ne fillimin e ndeshjes si titullar i basketbollistit 17 vjeçar Elian Memçaj.

Nje veprim shume i guximshem i trajnerit Ivankoviç por qe rezultoi i drejte sepse Memçaj beri gjithçka mire. U shfaq ne fushe si nje lojtar me pervoje, beri lojen e tij dhe mori duatrokitjet e te gjitheve. Shenoi edhe disa pike dhe mori edhe komplimentet e trajnerit.

Kaq ka mjaftuar qe te kuptohet se trajneri kroat ka ardhur per te bere ndryshimin e madh tek Vllaznia. Ai u ka besuar te gjithe lojtareve dhe fakti qe ne nje ndeshje kaq te rendesishme si kjo ndaj Goges aktivizon nga fillimi nje 17 vjeçar, konfirmon me se miri se gjerat tani kane ndryshuar. Mbi te gjitha nuk ka me dallime, “Vllaznia e amerikaneve” apo “Vllaznia e shkodraneve”. Ajo qe duhet te jete e qarte per te gjithe eshte se ka vetem nje Vllaznia, ajo qe duhet te dale serish KAMPIONE!