Mbrojtesi 17 vjeçar shkodran Klevis Haxhari ka debutuar me gol me ekipin e pare te New Yor City ne miqesoren e luajtur dy dite me pare ndaj San Jose Earthquakes.

Ai ka shenuar golin e dyte per ekipin e tij ne kete miqesore e cila perfundoi ne barazim 2-2. New York City eshte duke zhvilluar fazen pergatitore ne prag te fillimit te sezonit dhe per kete arsye, po zhvillon edhe disa ndeshje miqesore.

Me ekipin stafi teknik ka grumbulluar edhe qendermbrojtesi shtatelarte me origjine nga Shqiperia. Haxhari eshte vetem 17 vjeç dhe konsiderohet nje element me shume te ardhme, prandaj dhe drejtuesit e New York City kane firmosur pak kohe me pare kontrate profesioniste me te.

Ai gjithashtu eshte pjese e rendesishme edhe e kombetares U19 te Shqiperise qe drejtohet nga trajneri Armando Cungu. E ardhmja e ketij lojtari duket e sigurte dhe me shume mundesi do ta shohim duke luajtur ne nivele shume te larta.
Gjergj KOLA