Vllaznia U18 ne basketboll per te rinj ka marre sot nje fitore me shume vlere ne javen e fundit te fazes se dyte te kampionatit dhe tashme eshte pozicionuar ne vendin e trete te renditjes.

Basketbollistet kuqeblu te drejtuar nga trajneri Roland Koka jane ndeshur ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi” me ekipin e Kamzes te cilin e kane mundur ne shifrat 54-51.

Takimi mesohet se eshte shoqeruar edhe me probleme arbitrimi ne dem te ekipit shkodran, megjithate basketbollistet e Vllaznia ia kane te zhvillojne nje loje shume te mire dhe ne fund kane triumfuar ndaj kundershtarit.

Me kete fitore, Vllaznia U18 i merr vendin e trete Kamzes qe zbret ne te katert. Me ndeshjet e sotme eshte mbyllur faza e dyte e kampionatit dhe tashme do te nise faza play-off.

Kater ekipet me te mira te secilit grup do te ndeshen me njeri- tjetrin sipas nje skeme te paracaktuar dhe Vllaznia do te luaje me skuadren e renditur ne vendin e dyte ne grupin tjeter ku padyshim qe do te kerkoje fitoren dhe kualifikimin./SHKODRA-SPORT.COM/