Dinamo mund të konsiderohet si surpriza e këtyre përgatitjeve në merkaton e verës. Skuadra kryeqytetase fatkeqësisht zbriti nga Kategoria Superiore, por duket se me Nevil Deden do të jenë ekipi për t’u mposhtur në Kategorinë e Parë.

“Nëndetësja Blu” është e vetmja skuadër që nuk është thyer nga asnjë skuadër në ndeshjet miqësore. Në 5 ndeshje të luajtuara, ekipi i Dedes ka fituar 2 përballje, ndërsa në 3 të tjera është ndalur në barazim.

Nëse do të ishin sfida zyrtare, aktualisht do të kishte grumbulluar plot 9 pikë. Duhet theksuar fakti se as skuadrat e Superiores nuk kanë arritur ta mundin

NDESHJET E DINAMOS:

Kastrioti – Dinamo 1-2
Dinamo – Vllaznia 1-1
Dinamo – Egnatia 0-0
Pogradeci – Dinamo 1-4
Partizani – Dinamo 1-1

/NEWSPORT/