HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORETre futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës

Tre futbollistë të Vllaznisë në formacionin më të mirë të javës

Tre futbolliste te Vllaznise jane perzgjedhur ne formacionin me te mire te javes se 20-te te “Abissnet Superiore”, nje vleresim ky i ardhur nga platforma “Oversport” permes specialistit te futbollit Andi Lila.

Kuptohet qe nje perzgjedhje e tille ka ardhur nga fakti qe shkodranet moren nje fitore shume te rendesishme ndaj Kukesit ne ndeshjen e djeshme dhe po ashtu, zhvilluan edhe nje loje te mire duke e dominuar takimin thuajse gjate gjithe 90 minutave.

Pjese e formacionit me te mireve jane kapiteni Erdenis Gurishta qe vazhdon te shkelqeje me paraqitjet e tij, e po ashtu edhe autori i golit te pare Herald Marku. Risia nderkohe eshte perzgjedhja e mbrojtesit te ri Gerald Smajli ne kete 11-she. Paaraqitja e tij dje ne fushe ka qene vertete mbreselenese dhe prandaj eshte pjese e kesaj 11-she.

Te tjeret qe jane perzjedhur nga Lila per te plotesuar formacionin e javes jane portieri Qirko i Teutes, mbrojtesit Goxha i Teutes dhe Pergjoni i Tiranes. Ne mesfushe jane perzgjedhur edhe Aleksi i Tiranes dhe Manellari i Laçit.

Ndersa treshja e sulmit te mireve te kesaj jave jane Greca i Kastriotit, Kapllanaj i Erzenit dhe Bajramaj i Laçit,. Nga ky ekipi i fundit eshte perzgjedhur edhe trajneri me i mire i javes qe eshte Gentian Mezani, pikerisht per fitoren ne transferte ndaj Partizanit./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments