Vllaznia e mbylli sezonin në vendin e pestë të klasifikimit në Superligë me 55 pikë, njëjtë sa Kukësi që falë një goli më shumë renditet në vendin e katërt. Tanimë shkodranët janë duke menduar për Kupën e Shqipërisë, aty ku do luajnë të martë në finale.

Në “Air Albania” duke nisur nga 19:00, djemtë e Mirel Josës kërkojnë të shpëtojnë sezonin, duke kërkuar fitore ndaj Laçit, për të zënë një vend në Europë.

Trajneri Josa duket se e ka grupin e plotë, teksa nga dëmtimi është kthyer edhe Djurdjevic. Nuk dihet nëse sulmuesi është në formë optimale, teksa tre ditë nga dueli, nuk ka lëndime të reja apo pezullime.

Tashme do te jete ne doren e teknikut per te perzgjedhur 11-shen me te mire qe do te hedhe ne fushe nga minuta e pare ne ndeshjen e se martes ku padyshim qe objektivi do te jete nje dhe i vetem, fitorja.