Largimi i Stavri Nices nga pankina e Kukesit, vuri ne levizje drejtuesit e Kukesit te cilet pas disa negociatave vendosen te emerojne Emiliano Çelen ne krye te skuadres se tyre.
Vete ky i fundit nuk ka humbur kohe dhe ka nisur menjehere punen me skuadren duke filluar te mendoje menjehere per sfiden e fundjaves me Tiranen, per te cilen padyshim qe do te kerkoje te marre pike.
Ne nje prononcim te dhene per mediat, trajneri Çela eshte shprehur: “Në radhë të parë është kënaqësi për mua që të drejtoj ekipin e Kukësit, i cili ka qenë faktor në 12 vitet e fundit në elitën e futbollit shqiptar.
Çdo objektiv është i vështirë për t’u arritur, por të mos mendojmë për më gjerë. Objektivi jonë i parë është ndeshja me Tiranën dhe do të kërkojmë të marrim maksimumin”.