...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTE40 vjeç dhe vazhdon të luajë, Albert Kaçi: Kjo është gjëja që...

40 vjeç dhe vazhdon të luajë, Albert Kaçi: Kjo është gjëja që bëj me më shumë dëshirë në jetën time

Pak ditë më parë shënoi një gol shumë të rëndësishëm. Atë që i dha fitoren KF Murlanit në ndeshjen e tij të parë historike, atë ndaj ekipit të Kinostudios. Një gol që erdhi kur rezultati ishte 3-3 dhe me realizimin e tij ekipi shkodran mori një fitore shumë të vyer.

E kemi fjalën për futbollistin e njohur Albert Kaçi. Pas tre muajsh ai mbush 40 vjeç, por duket se nuk ka ndër mend të tërhiqet nga futbolli. Një gjë të tillë e ka deklaruar vetë ai në emisionin “Sport Arena” në TV Rozafa ku ka qenë i ftuar.

“Ishte një ftesë e trajnerit Xhahysa që më bëri ta mendoja këtë gjë dhe e pranova duke u federuar me ekipin e Murlanit. Më vjen mirë që dhashë një kontribut në fitoren e këtij ekipi me atë gol që shënova.

Unë vërtetë kam edhe liçensën e trajnerit, por më duket se nuk ndjehem mirë si trajner. Unë ndjehem më mirë duke luajtur në fushë dhe këtë gjë e bëj me shumë dëshirë. Dua të vazhdoj të luaj deri kur të kem forcë dhe pse jo, shpresoj të firmos edhe me Vllazninë në vazhdim (qesh)”.

I pyetur për të ardhmen, Kaçi do të shtonte: “Kam dëshirë të vazhdoj dhe këtë gjë ndoshta duhet të bëjnë edhe të tjerë kur lënë sportin në nivele të larta. Ata duhet ta vazhdojnë pasionin e tyre duke luajtur në ekipe të kategorive më të ulëta, por e rëndësishme është të vazhdojnë të luajnë, siç do të bëj unë”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.