Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdërprerja e garës ndihmon skuadrat, Kukësi, Bylisi, Laçi e Vllaznia rikuperojnë titullarët

Ndërprerja e garës ndihmon skuadrat, Kukësi, Bylisi, Laçi e Vllaznia rikuperojnë titullarët

Gara është ndërprerë dhe nuk dihet nëse do të luhet apo jo futboll zyrtar në javën e ardhshme, ndërprerja e kampionatit, është pritur mirë nga disa ekipe dhe nga disa të tjera që i kishin në kulmin e formës jo.

Por, kjo ndërprerje u shërben katër nga skuadrave të Superiores…

Kukësi ka vuajtur mungesën e Vasil Shkurtajt apo dhe Emiljano Mustës që do të mungonin edhe sikur të luhej nesër.

Shkurtaj e Musta janë nga më të mirët në formacionin e skuadrës së Shehit, pa harruar edhe rikuperimin e plotë të Besar Musollit, lider në mesfushën kuksiane.

Te Bylisit rikthehen në formën e tyre më të mirë, Bicaj, Goxha e Ndreca, tre titullarë edhe këta mjaft të spikatur në pjesën e parë të garës./vipport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments