Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREZyrtare/ Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendos datat e zhvillimit të 'Tokyo 2020'

Zyrtare/ Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendos datat e zhvillimit të ‘Tokyo 2020’

Koronavirusi më në fund arriti të bindë qeverinë japoneze të anulojë Lojërat Olimpike për t’i caktuar ata në një periudhë tjetër, kur jeta të nisë të jetohet vrullshëm dhe Covid-19 të jetë vetëm një e shkuar e hidhur.

“Tokyo 2020” ishin planifikuar të luheshin në muajin gusht, por pas anulimit të tyre do të duhej të vendosej një tjetër datë.

Në fillim u diskutua edhe dimri i këtij viti, por organizatorët nuk kanë dashur të rrezikojnë dhe kanë vendosur t’i largojnë akoma më shumë.

Eventi më i madh sportiv në glob do të zhvillohët pas më shumë se një viti në datat 23 korrik, deri më 8 gusht të 2021-shit. Vendimin e ka marrë Komiteti Olimpik Ndërkombëtar, që e ka njoftuar nëpërmjet rrjeteve sociale. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments