Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREKërkohet nga gjysma e Evropës, legjenda Matthaus jep këshillën e çuditshme për...

Kërkohet nga gjysma e Evropës, legjenda Matthaus jep këshillën e çuditshme për talentin!

Një ndër lojtarët më të kërkuar në këtë prag merkato është padyshim Dayot Upameca. Shumë klube janë në garë për francezin, ku veçohen Real Madrid, Barcelona dhe Liverpool.

21-vjeçari ka shkëlqyer me Leipzig dhe tashmë duket gati për hapin e madh në karrierën e tij. Gjithsesi, jo të gjithë mendojnë kështu.

Legjenda Matthaus ka folur së fundmi për futbollin gjerman dhe ka prekur edhe temën e të ardhmes së Upamecanos.

Sipas ish-futbollistit të famshëm, Upamecano duhet të qëndroj akoma te Leipzig, pasi mund të rrisë nivelin e tij akoma më shumë dhe më pas të ndërmarrë hapin e madh.

Për shërbimet e francezit, gjermanët kërkojnë të paktën 60 milionë euro. Mbetet për t’u parë nëse talenti do të dëgjojë
këshillën e Mathhaus apo do të largohet nga Bundesliga./telesport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments