Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORELiverpul arrin akordin me lojtarin e Bajern Mynihut, mesfushori i komunikon largimin...

Liverpul arrin akordin me lojtarin e Bajern Mynihut, mesfushori i komunikon largimin shokëve të ekipit

Liverpul raportohet se ka arritur marrëveshje me Tiago Alkantarën për 4 vite. Skuadra angleze është në rrugën e duhur për ta mbyllur operacionin për shifrën e 30 milionë eurove.

Sipas “RMC Sport” Tiago i ka thënë tashmë lamtumirë shokë të tij të ekipit tek Bajern Mynih.

Raportimet pretendojnë gjithashtu se mesfushori ka gjetur edhe shtëpi në Angli. Tiago do jetë pjesë e Bajern Mynihut deri në përfundimin e Ligës së Kampionëve.

Spanjolli u transferua tek ekipi gjerman në vitin 2013 nga Barcelona. Tiago ka fituar 7 tituj kampionë në Bundesliga dhe tre kupa gjermanie.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments