Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENjë tjetër talent shqiptar transferohet te Askoli, arrihet akordi me Torinon

Një tjetër talent shqiptar transferohet te Askoli, arrihet akordi me Torinon

Brijan Ibrahimi do të ndërrojë ekip këtë ditë të fundit të merkatos. Talenti i grumbulluar disa herë në skuadrën U19 të Shqipërisë ka vendosur të lërë të rinjtë e Torinos dhe të bashkohet me një ekip të parë, për të marrë eksperiencë dhe nisur ngjitjen e tij në karrierë.

Qendërsulmuesi në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e Askolit. Klubi i Serie B ka gjetur akordin me Torinon, që ka në pronësi lojtarin, për huazimin në sezonin e ardhshëm.

Gjiganti i sulmit (193 cm) do provojë të bëjë mirë në Serie B dhe të marrë sa më shumë minuta në dispozicion me shpresën për të shënuar sa më shumë gola.

Ibrahimi më parë ka luajtur edhe me të rinjtë e Breshias dhe tani do ketë mundësinë të debutojë në futbollin profesionist. Te Askoli ai gjen një tjetër shqiptar, Dean Liçon, i cili la Lacion këtë merkato dhe iu bashkua klubit të njohur në Serie B. /vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments