...
HomeFUTBOLLShqipëria merr rrugën drejt Kazakistanit, kuqezinjtë mësojnë dhe përgjigjet e analizave për...

Shqipëria merr rrugën drejt Kazakistanit, kuqezinjtë mësojnë dhe përgjigjet e analizave për COVID-19

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur në mëngjes drejt Kazakistanit. Ekipi përfaqësues do të udhëtojhë për gati 6 orë e gjysmë drejt shtetit aziatik për të zhvilluar sfidën e ditës së diel kundër rivalëve kazakistanas.

Pas konfirmimit të mungesave të Strakoshës, Uzunit dhe Mersinajt ditën e djeshme, ekipi ka mbyllur përgatitjet në kryeqytet dhe ka fluturuar drejt Kazakistanit.

Përpara nisjes, skuadra dhe stafi jonë kanë marrë përgjigjet e analizave për COVID-19, ku për fatin e mirë, asnjëri prej pjesëtareve nuk ka rezultuar pozitiv. Lajmi u bë i ditur nga FSHF-ja.

Përballja me Kazakistanin luhet ditën e diel në orën 15:00.

Njoftimi i FSHF-së

Ekipi ynë kombëtar është nisur mëngjesin e sotëm për në Kazakistan, ku do të zhvillojë në 11 tetor ndeshjen e vlefshme për UEFA Nations League.

Përfaqësuesja e drejtuar nga tekniku Edoardo Reja është e plotë dhe pa asnjë mungesë sipas ndryshimeve të njoftuara ditën e djeshme. Gjithashtu janë marrë edhe përgjigjet e tamponit, ku të gjithë kuqezinjtë kanë rezultuar negativ ndaj COVID-19.

Shqipëria do të zhvillojë dy ndeshje në transfertë, të parën ne Kazakistan më 11 tetor dhe tre dite më pas në Lituani më 14 tetor.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.