HomeFUTBOLLI I FEMRAVEShkon të luajë me barkun bosh, 11-vjeçarja nga Shkodra që ëndërron të...

Shkon të luajë me barkun bosh, 11-vjeçarja nga Shkodra që ëndërron të bëhet futbolliste, jeton në kushte të varfërisë ekstreme

Eurodita është një vajzë që jeton në fshatin Barbullush në Shkodër dhe ëndërron që të bëhet futbolliste.Por duket e se jeta nuk ka qenë shumë e mirë për të dhe familjen e saj, pasi jetojnë në kushte shumë të vështira ekonomike.

Gazetari Senad Nikshiqi ka sjellë historinë e saj për publikun, duke treguar vështirësitë që 11-vjeçarja ka për të mësuar.

Ajo nuk ka një vend ku të lahet dhe çatia e banesës mund të shembet në çdo moment. Eurodita jeton me nënën dhe babain e vëllain e saj, të dy të sëmurë. Të vetmet të ardhura për këto familje janë kepi dhe ndihma ekonomike që me zor u del për të blerë bukë.

Pavarësisht se është e paushqyer, 11-vjeçarja shkon të luajë me ekipin e futbollit të femrave Juban Danja Murlani. Gazetari Senad Nikshiqi u ka bërë thirrje qyetetarëve që kush të ketë mundësinë, t’i vijë në ndihmë kësaj familje.

Postimi i plotë i gazetarit:

Eurodita eshte nje engjell 9 vjeçar e cila jeton ne fshatin Barbullush. Ajo nuk ka as ku te mesoje ne banesen e saj dhe as ku te lahet. Per t’u lare shkon here tek dikush e here te dikush tjeter. Çatia e baneses mund te shembet ne çdo moment ndersa baraka ne foto eshte tualeti i kesaj familjeje.

Vajza me emrin e veçante jeton ne kushte ekstreme bashke me nenen e saj dhe babain e vellane qe te dy te semure. Te vetmet te ardhura jane kempi dhe ndihma e paperfillshme ekonomike qe nuk i dalin as per buken e gojes jo me per ilaçe. Gruaja e perlotur eshte nena e saj!

Eurodita, edhe pse ne kushte ekstreme ajo ka nje enderr te madhe, te behet futbolliste. Ne pamundesite e saj ekonomike dhe veshtiresite e jetes qe e kane pjekur para kohe, kjo vajze shkon dhe stervitet me ekipin e futbollit te femrave Juban Danja Murlani. Çfare vajze, çfare femije. Me barkun bosh luan futboll! Une them qe Euridita nuk e meriton kete jete! Sa me shume qe te ndihmohet aq me mire do ishte! newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments