HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORE'Finalja' me Laçin në Shkodër, Brdaric me një mungesë të sigurt te...

‘Finalja’ me Laçin në Shkodër, Brdaric me një mungesë të sigurt te Vllaznia

Të mërkurë në 26 maj Kategoria Superiore do zhvillojë javën e 36 dhe të fundit (17:00). Deçizive për titullin kampion, java e fundit do dhurojë dy sfida delikate. Në Durrës, Teuta pret Apoloninë, ndërsa në “Loro Boriçi”, vendasit e Vllaznisë luajnë me Laçin.

Në Shkodër, trajneri Thomas Brdaric nuk do ketë shërbimet e Ardit Krymit. Lojtari u ndëshkua me karton të verdhë në sfidën e fituar 0-1 me Partizanin në “Air Albania”.

Mesfushori ka plotësuar numrin katër të kartonave të verdhë, teksa do jetë mungesë e madhe në ndeshjen që mund të cilësohet si finale.

Kujtojmë se Teuta dhe Vllaznia ndajnë kreun e Superligës me 63 pikë, me durrsakët që janë në vend të parë vetëm prej golavarazhit, duke pasur një gol më shumë se shkodranët./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments