Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREShkëlqeu me Italinë, klubi i madh i Premier Ligës i shpall konkurencë...

Shkëlqeu me Italinë, klubi i madh i Premier Ligës i shpall konkurencë Juventusit për kampionin e Europës

Arsenali mbetet në garë për transferimin e mesfushorit të Sasuolos, Manuel Lokateli, objektiv kryesor i merkatos së Juventusit. Sipas menaxherit të 23-vjeçarit, Andrea D’Amiko, “Topçinjtë” kanë bërë një ofertë 40 milionë euro për kampionin e Europës.

Juventusi thuhet se ka ofruar edhe Faxholin si pjesë të marrëveshjes për të bindur Sasuolon, por D’Amiko e ka përgënjeshtruar.

“Juventusi do Lokatelin, por Arsenali ka ofruar 40 milionë euro.

Mund t’ju siguroj se Faxholi nuk është përfshirë në ofertë”, konfirmoi agjenti për “Evening Standard”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments