Kylian Mbappe në janar do të nënshkruajë me Real Madrid një kontratë 6-vjeçare dukezbuluar dhe detajet e marrëveshjes mes lojtarit dhe klubit.
Që në momentin e nënshkrimit, kampioni i botës do të marrë 30 milion euro, ndërkohë që paga sezonale neto do të jetë 20 milion euro.
Transferimi i Mbappe te Real Madrid mendohet se do të sjellë kontrata të shumta sponsorizimi për spanjollët dhe përmes tyre thuhet se edhe paga e lojtarit do të rritet, sikurse edhe përfitimet e klubit.
Nga ana tjetër Real Madrid ka menduar edhe për klauzolën e largimit të Mbappe, që do të jetë 1 miliard euro. Të njëjtën shifër e ka pasur Cristiano Ronaldo, ndërkohë që aktualisht te Reali e kanë Benzema dhe Bale.
![Screenshot 2021-09-11 at 13-05-09 Klauzolë si CR7, bonus për firmën dhe detaje të tjera ABC zbulon kontratën e Mbappe - Abc[...]](https://www.shkodrasport.com/wp-content/uploads/2021/09/Screenshot-2021-09-11-at-13-05-09-Klauzole-si-CR7-bonus-per-firmen-dhe-detaje-te-tjera-ABC-zbulon-kontraten-e-Mbappe-Abc...-1068x576.png)






