Sot u luajtën edhe ndeshjet e kthimit të turit të dytë të kupës së Shqipërisë. Takime që përcaktuan edhe çerekfinalistët dhe ekipet që do vijojnë garën. Përveç ndeshjes Tirana-Dinamo që do luhet nesër, gjithë skuadrat e tjera kanë zhvilluar sot ndeshjet e tyre.
Dhe para pak minutash kanë përfunduar edhe gjithë takimet ku u dhanë verdiktet finale. Një nga surprizat më të mëdha ishte kualifikimi i Flamurtarit të Kategorisë së Dytë kundër Kastriotit ku fituan në shifrat 2-4 dhe golin e dytë për vlonjatët e realizoi shkodrani Denis Pjeshka.
Pa vështirësi Partizani dhe Teuta që kaluan me rezultatet 2-0 Besëlidhjen dhe Korabin. Po ashtu Vllaznia fitoi thellë kundër Pogradecit. Kukësi nuk arriti të kthente rezultatin e ndeshjes së parë ku pavarësisht fitores 1-0 kundër Egnatias. Ndërkohë takimi Skënderbeu në shifrat e mbyllura 2-2 i është drejtuar shtesës pas barazimit edhe në ndeshjen e parë mes këtij çifti.
Laçi gjithashtu ka siguruar kualifikimin pas barazimit 1-1 kundër Tomorit.
Më poshtë keni edhe rezultatet e gjithë ndeshjeve që u luajtën në orën 13:30.
Teuta – Korabi 2-0
Partizani – Besëlidhja 2-0
Skënderbeu – Bylis 2-2
Laçi – Tomori 1-1
Kukësi – Egnatia 1-0
Vllaznia – Pogradeci 6-1
Kastrioti – Flamurtari 2-4
Endri Çinari