Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKaçe drejt largimit nga Partizani, negociohet ndërprerja konsesuale e kontratës

Kaçe drejt largimit nga Partizani, negociohet ndërprerja konsesuale e kontratës

Ergys Kaçe drejt largimit nga Partizani. Panorama Sport” ka mësuar ekskluzivisht se klubi i kuq dhe mesfushori po negociojnë për një ndërprerje të kontratës me konsensus.

28-vjeçari i cili erdhi me bujë në merkaton e verës, nuk ka mundur dot që të nxirrte në pah të gjithë potencialin dhe aftësitë e tij me “demat e kuq”.

Në 13 ndeshje të zhvilluara në Kategorinë Superiore ai nuk ka shënuar dhe nuk ka dhuruar asnjë asist.

CV-ja e Ergys Kaçes është e pasur teksa përveç Partizanit ai gjithashtu ka mbajtur veshur fanellën e Arisit, AEL Larisas, Panathinaikosit, PAOK-ut dhe Epanomit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments