Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESkandal në Rrogozhinë, tifozët godasin me sende të forta gjyqtarin Enea JORGJI

Skandal në Rrogozhinë, tifozët godasin me sende të forta gjyqtarin Enea JORGJI

Është mbyllur me tension pjesa e parë e sfidës, Egnatia-Dinamo. Takimi u mbyll me rezultatin 0-1 në favor të bluve të kryeqytetit që i falen një supergoli të shënuar nga kapiteni Ibraimi nga goditja e dënimit.

Egnatia ngeli me 10 lojtarë që pas 47 sekondash lojë pasi Krasniqi bëri një ndërhyrrje “horror” ndaj Bardhit dhe gjyqtari Enea Jorgji e nxori me të kuq, vendim që u konfirmuar edhe me VAR.

E gjithë pjesa e parë ka qenë tepër e tenisionuar, ndërsa në fundin e saj, në momentin që gjyqtarët janë futur në dhomat e zhveshjes nuk kanë munguar sendet nga tribuna.

Një prej sendeve të hedhura nga tribuna prek arbitrin kryesor, Jorgji, por për fat të mirë nuk ka pasur dëmtime serioze./newsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments