Laçi ka arritur të marrë një fitore me mjaft vlera kundër Partizanit, në kuadër të javës së 18-të të Superiores. Supergoli i Regi Lushkjës i ka dhënë 3 pikë kurbinasve që tanimë e shohin veten në vendin e dytë me 34 pikë, 6 më pak se Tirana kryesuese.
Edhe pse të besuarit e Mehmetit u munduan të reagonin, vendasit u treguan më konkretë. Aftësitë e Lushkjës u panë dhe në këtë gol të realizuar, sfidë kjo e fundit për kapitenin pasi do të transferohet te Sherif Tiraspoli në Moldavi.
Pas kësaj ndeshje, Partizani mbetet në vendin e pestë me 22 pikë, duke treguar edhe njehere tjeter se pavaresisht ndryshimit ne pankine, kriza nuk ka kaluar akoma.
LAÇI – PARTIZANI 1-0
Laçi: Dajsinani, Roganoviç, Malota, Velkoski, Turkaj, Shehu, Qato, Lushkja, Zarubica, Mazrekaj, Guindo Trajner: Mirel Josa
Partizani: Hoxha; A. Marku, Bitri, Sota, Hadroj; Mala, Murataj; Fernandinjo, H. Marku, Skuka; Cara Trajner: Dritan Mehmeti
Gjyqtar: Kreshnik Cjapi