HomeKRYESOREMungonte ambulanca në stadium, lojtari shqiptar pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë...

Mungonte ambulanca në stadium, lojtari shqiptar pëson arrest kardiak dhe ndërron jetë në fushë

Tragjedi në futbollin grek, ditën e sotme ka ndërruar jetë në fushë Aleksandros Lambis, ose ndryshe Aleksander Llambi. 22-vjeçari me origjinë shqiptare pësoi arreskt kardiak në fushën e lojës në minutën e 5-të të ndeshjes Ilioupolit- Ermionidës në kategorinë e 3-të greke.

Lojtari i është dhënë menjëherë ndihma e parë nga mjekët e skuadrës, por ka qenë e pamjaftueshme pasi në stadium mungonte ambulanca dhe mjekët e specializuar për këto rast.

Ambualanca është telefonuar nga anëtarët e skuadrës, por ka mbërritur me vonesë në stadium, ndërsa Llambi nuk ka arritur të shpëtojë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.

I gjithë opinoni grek i fubollit dhe jo vetëm janë sensibilizuar me këtë ngjarje, ndërsa e kanë cilësuar si një skandal mungesë e një ambulance në një ndeshje futbollit pasi është detyrim që në çdo ndeshje të jetë e pranishme ambulanca./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments