HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENdeshja me Tiranën lë me pasoja Vllazninë. Sulmuesi kryesor mungon në Rrogozhinë

Ndeshja me Tiranën lë me pasoja Vllazninë. Sulmuesi kryesor mungon në Rrogozhinë

Vllaznia do të luajë në javën e ardhshme një ndeshje delikate me Egnatian në Rrogozhinë. Një duel interesant, me rrogozhinasit që ndodhen në vendin e shtatë.

Për këtë përballje, mungesë e sigurt do të jetë ajo e qendërsulmuesit Ante Aralica, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve, teksa u ndëshkua në ndeshjen e djeshme ndaj Tiranës.

Kroati ka qenë një element shumë i rëndësishëm në skuadrën kuqeblu kur ai ka qenë në formën më të mirë dhe mungesa e tij mund të peshojë, megjithatë alternativat në repartin e avancuar nuk mungojnë.

Gjurgjeviç ose edhe Çoba mund të marrin vendin e tij në maje të sulmit, megjithatë mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim se kush do ta zëvëndësojë sulmuesin kroat.

Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments