HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShkodranët me dy mungesa në mbrojtje, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia...

Shkodranët me dy mungesa në mbrojtje, ja si pritet të rreshtohet Vllaznia kundër Teutës

Elvis Plori nuk është i qetë para sfidës së radhës ndaj Teutës, pasi do të ketë një mbrojtje të zbuluar në qendër.

Përveç malazezit Darko Bulatoviç, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë, do të mungojë sërish senegalezi Fallou Dianje, i cili ka tri ditë që është jashtë skuadrës.

Po ashtu një tjetër lojtar që shqetëson stafin është edhe braziliani Viktor da Silva.Ai pësoi një dëmtim në takimin ndaj Partizanit dhe gjasat për ta nisur nga minuta e parë të dielën janë të vogla.

Plori planifikon të luajë me Krujën në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa në qendër do të spostohet Gurishta, duke formuar dyshen me Adilin. Në sulm pritet që të rikthehet titullar Gjurgjeviç.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments