Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE VOLEJBOLLVllaznia për femra fiton pastër 3-0 ndaj Minatorit të Rrëshenit

Vllaznia për femra fiton pastër 3-0 ndaj Minatorit të Rrëshenit

E ndërsa faza e parë e kampionatit kombëtar të volejbollit për meshkuj ka përfunduar, ajo për femra vazhdon. Ekipi I Vllaznisë ndeshjen e rradhës për kampionat e ka luajtur pasditen e së shtunës ndaj Minatorit të Rrëshenit. Ndeshja është luajtur në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” dhe është fituar pastër nga vajzat shkodrane me rezultatin 3-0. Takimi nuk ka patur shumë histori.

Në setin e parë do të kishte pak histori. Vajzat e drejtuara nga trajnerja Sadije Gogaj do të udhëhiqnin që nga fillimi e deri në fund dhe do ta fitonin atë me rezultatin e thellë 25-13. E njëjta histori thuajse edhe në setin e dytë por këtë herë do të mbyllej në shifrat 25-15. Diçka më ndryshe ecuria në setin e tretë. Këtu ka më shhumë rivalitet madje mund të kishte përfunduar edhe me fitoren e Minatorit por në shtesë Vllaznia do të kthente rezultatin në favor të saj 27-25 dhe kësisoj fiton edhe këtë set dhe krejt ndeshjen me rezultatin 3-0. Me këtë fitore, ekipi shkodran nuk është se ka rregulluar ndonjë gjë në rendititje megjithatë ka treguar se mund të vijë në rritje të rezultateve të saj.

RELATED ARTICLES

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here

- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments