...
HomeKRYESORERonaldo kthehet në një çështje politike, Kryetari i Bashkisë së Madridit 'skarcon'...

Ronaldo kthehet në një çështje politike, Kryetari i Bashkisë së Madridit ‘skarcon’ portugezin: Lojtar i madh, por nuk do ishte i mirëpritur

Lajmi se Kristiano Ronaldo mund të transferohet në Madrid, këtë herë tek Atletiko, ka bërë shumë zhurmë në Spanjë.

Në pjesën tjetër të Madridit, atë që është mbështetëse e Realit, nuk kanë vonuar ta cilësojnë tradhti këtë veprim të portugezit.

Por edhe në krahun e Atletikos jo të gjithë janë dakord me afrimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos. Kryetari i Bashkisë së Madridit, Hoze Luis Martinez Almeida, ish-futbollist dhe një tifoz i thekur i Atletikos, ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshje me portugezin e Mançester Junajtidit.

“Unë nuk e shoh si mundësi. Ronaldo është lojtar i madh, por nuk do të ishte i mirëpritur tek Atletiko për vetë të shkuarën e tij. Një pjesë e tifozërisë nuk do ta pranonte në ekip”, ka thënë ai për radion “Marca”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.