Lajmi se Kristiano Ronaldo mund të transferohet në Madrid, këtë herë tek Atletiko, ka bërë shumë zhurmë në Spanjë.

Në pjesën tjetër të Madridit, atë që është mbështetëse e Realit, nuk kanë vonuar ta cilësojnë tradhti këtë veprim të portugezit.

Por edhe në krahun e Atletikos jo të gjithë janë dakord me afrimin e mundshëm të Kristiano Ronaldos. Kryetari i Bashkisë së Madridit, Hoze Luis Martinez Almeida, ish-futbollist dhe një tifoz i thekur i Atletikos, ka përjashtuar mundësinë e një marrëveshje me portugezin e Mançester Junajtidit.

“Unë nuk e shoh si mundësi. Ronaldo është lojtar i madh, por nuk do të ishte i mirëpritur tek Atletiko për vetë të shkuarën e tij. Një pjesë e tifozërisë nuk do ta pranonte në ekip”, ka thënë ai për radion “Marca”.