HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVllaznia edhe dy dëmtime të tjera në prag të ndeshjes me Partizanin

Vllaznia edhe dy dëmtime të tjera në prag të ndeshjes me Partizanin

Një nga lojtarët që shqetësoi stafin pas takimit ndaj Teutës ishte mbrojtësi i majtë, Esin Hakaj.Ai është larguar nga fusha pas një dëmtimi në këmbën e djathtë.

Pas ekzaminimeve të bëra mësohet se dëmtimi i tij nuk është shumë shqetësues.Bëhet fjalë për një kontraktim dhe lojtari pritet që dy seancat e para të jetë pushim e më pas t’i kthehet punës.

“Panorama Sport” mëson se më probematik është dëmtimi i boshjakut Elvedin Heriç, i cili ka pësuar një tërheqje muskulore dhe pritet të mungojë të paktën 2 javë.

Ndërkohë, vijon terapinë intensive mesfushori shkatërrues, Lorik Boshnjaku, i cili u dëmtua tri javë më parë.

Shpresat për rikthimin e tij janë të mëdha, ndërsa e kundërta mund të thuhet për Liridon Latifin, i cili ka gjasa të qëndrojë edhe dy javë jashtë fushave.

Sulmuesi i krahut, që prej dëmtimit në javën e dytë ndaj Kukësit, nuk është aktivizuar më, duke i hapur jo pak punë trajnerit Josa.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments