Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREShënoi golin e parë, flet shkodrani Rubin Hebaj: Ky gol, si çlirim...

Shënoi golin e parë, flet shkodrani Rubin Hebaj: Ky gol, si çlirim për mua

Teuta arriti të rikthehet te fitorja në takimin e dytë të Kupës së Shqipërisë, kur të martën fitoi 2-0 në “Niko Dovana” ndaj Luzit. Në një prononcim për “Panorama Sport”, autori i golit të dytë të bluve Rubin Hebaj u shpreh i kënaqur me atë që durrsakët arritën në fushën e lojës.

“Ishte një ndeshje e cila duhej fituar me patjetër, që në fillim e kishim lojën nën kontroll ku kishim mundësi të shënonim që në pjesën e parë, por ishim të pafat në rastet e krijuara.

Në pjesën e dytë e zgjidhëm ndeshjen shpejt dhe goli i parë na çliroi psikologjikisht e me pas ishim më të qetë”, tha në fillim Hebaj. Për sulmuesin është goli i parë këtë sezon.

“Jam i kënaqur që më në fund arrita të shënoj dhe shpresoj që ky të jetë vetëm fillimi dhe të kem vazhdimësi që në sfidën e radhës ndaj Egnatias”, ka mbyllur Hebaj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments