HomeKRYESORELazio në kërkim të një mbrojtësi të majtë në vend të Hysajt

Lazio në kërkim të një mbrojtësi të majtë në vend të Hysajt

Lazio është në kërkim të një mbrojtësi tjetër për krahun e majtë të mbrojtjes. Futbollisti shkodran Elseid Hysaj ka qenë një zgjedhje e dytë këtë sezon edhe pse ka luajtur në shtatë takime gjatë këtij sezoni si në krahun e majtë, por edhe në të djathtë. Megjithatë, vetëm një ndeshje e ka nisur nga minuta e parë, ndërsa gjashtë të tjerat është aktivizuar si zëvendësues.

Drejtori sportiv, Igli Tare, po mendon që të plotësojë dëshirat e trajnerit Maurizio Sarri, duke afruar një mbrojtës të majtë në ekip. Milosh Kërkez është një nga objektivat e lacialëve.

18-vjeçari hungarez ishte pjesë e moshave të Milan një sezon më parë, ku u transferua te hollandezët e AZ Alkmaar për vlerën e dy milionë eurove, por tashmë është kthyer një objektiv për mbrojtjen e Lazio.

Në shtatë ndeshje me ekipin e Sarrit, Elseid Hysaj ka luajtur për 179-minuta në fushën e lojës, teksa vetëm ndaj Cremoneses e ka nisur nga minuta e parë, ndërsa në gjashtë të tjerat ka hyrë si zëvendësues.
Maringlen ZHIVANI

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments