Vllaznia U19 ka marre nje tjeter fitore ne kampionat, madje ne shifra te thella ndaj ekipit Internacional ne takimin e luajtur mesditen e sotme ne fushen sportive “Reshit Rusi” teksa ka triumfuar ne shifrat 5-1.
Duhet thene se kuqeblute e drejtuar nga trajneri Edmond Doçi nuk kane hasur shume veshtiresi ndaj ketij kundershtari. Thjesht u eshte dashur te gjejne golin e pare me ane te Omer Repajt ne minuten e 25-te dhe me pas do te ishte rradha e sulmuesit Ernest Hagrepi qe do te dyfishonte shifrat ne minuten e 32-te.
Per te mbyllur pjesen e pare do te mendonte futbollisti Leandro Matija dhe ne kete menyre ky 45 minutesh do te mbyllej ne shifrat 3-0 ndaj ekipit te Vllaznia U19.
Ne pjesen e dyte nderkohe do te kishte vend edhe per nje gol te mbrojtesit Gabriel Rroku, ndersa te pestin dhe te fundit e shenoi Ersi Zaganjori me 11-metersh. Per miqte, do te shenonte Cena golin e vetem ne minuten e 76-te.
Perfundimisht 5-1 per Vllaznia U19 e cila me kete fitore ngjitet ne kuoten e 13 pikeve pas javes se 8-te te kampionatit dhe mban vendin e peste ne renditje duke qene vetem dy pike larg kreut te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/