HomeKRYESOREBrazili mes favoritëve për të fituar Botërorin, por më parë duhet të...

Brazili mes favoritëve për të fituar Botërorin, por më parë duhet të kalojë ‘fantazmat’ europiane

Brazili kthehet në fushë në këtë fundjavë në duelin e çerekfinaleve të Botërorit ndaj Kroacisë si skuadra favorite. Jo vetëm për këtë ndeshje, por për të fituar të gjithë turneun. Por më parë “seleçao” duhet të përballet me fantazmat e të kaluarës dhe faktin se ekipet europiane janë makthi i madh i kësaj përfaqësueseje.

Që nga vitit 2002, kur bëri të vetin trofeun për herë të pestë, Brazili është eliminuar gjithmonë nga një skuadër europiane, zakonisht në fazën çerekfinale të turneut. Hera e parë ishte përballë Francës në vitin 2006, kur një skuadër e cila kishte në përbërje Ronaldon, Ronaldinjon, Adrianon dhe Kaka, u dorëzua përballë Francës me shifrat 1-0.

Një edicion më vonë, kundërshtari ishte Holanda, e cila e eliminoi me shifrat 2-1 po në çerekfinale me përmbysje. Në vitin 2014, si pritës i turneut, Brazili kaloi çerekfinale përballë Kolumbisë, por u eliminua në gjysmëfinale nga Gjermani me rezultatin e paharrueshëm 7-1.

Në Rusi 2018, përsëri brazilianët shiheshin si favoritë, por në çerekfinale kishin përballë Belgjikën e cila i eliminoi pas fitores 2-1.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments