Monday, February 23, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREFitoi dhe humbi një finale Botërori, Franca zyrtarizon vendimin për Didier Deshamp

Fitoi dhe humbi një finale Botërori, Franca zyrtarizon vendimin për Didier Deshamp

Didier Deshamp do të jetë trajneri i Francës të paktën edhe për 3 vitet e ardhshme. Vendimi është zyrtarizuar sot me nëj komunikatë nga Federata Franceze e Futbollit e cila bëri të ditur se ishte arritur akordi për rinovimin e marrëveshjes me teknikun i cili ka çuar këtë përfaqësuese në finalen e një Europiani dhe në dy të Botërorëve, duke fituar atë të vitit 2018.

Pas shumë ditësh negociata, Federata bëri të ditur se Deshamp kishte firmosur deri në fundin e vitit 2028, që do të thotë se do të jetë në drejtimin edhe në Botërorin e ardhshëm, që ishte objektivi kryesor i teknikut 54-vjeçar që synon të ringjitet në majën e futbollit botëror me këtë përfaqësuese.

“I emëruar në 9 korrik 2012, Deshamp ka një bilanc të jashtëzakonshëm në drejtimin e përfaqësueses me 89 fitore, 28 barazime dhe 22 humbje në 139 ndeshje me 279 gola të shënuar dhe 119 të pësuar.

Në drejtimin e tij, Franca fitoi Botërorin në vitin 2018, Ligën e Kombeve në vitin 2021, arriti në finalen e Euro 2016 dhe Botërorit 2022. Aktualisht mban vendin e tretë në klasifikimin FIFA-s ku ka qenë gjithmonë mes katër të parave në pesë vitet e fundit”, shkruhet në komunikatën e Federatës Franceze që njoftonte rinovimin.

Mediat franceze kishin bërë të ditur se gjatë këtyre ditëve, e vetmja gjë që mbante peng firmën ishte dëshira nga Federata Franceze që të rinovonte deri në Europianin e ardhshëm. Por në fund u dorëzua para kërkesës së Deshamp për të rinovuar deri për Botëror, pasi për të flitnin rezultatet e shkëlqyera, pavarësisht se për shumëkënd, në dy turnetë e fundit francezët kishin dështuar duke mos arritur të siguronin trofeun.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments