
KF Vllaznia ka bërë publike listën e federimit të ekipit të parë për sezonin futbollistik 2017-2018. Një listë që është depozituar në FSHF dhe 25 lojtarët e përfshirë në këtë listë do jenë ata që do t’i japin tonin skuadrës në ndeshjet e këtij sezoni. Por jo vetëm ata. Ekzistenca e ekipit B i ka dhënë mundësinë klubit shkodran që të ketë në dispozicion të tjerë futbollistë në rast nevoje. Sa i takon listës së ekipit të parë, në të ashtu siç pritej, dominojnë mesfushorët, plot 11.
Dhe jo vetëm kaq. Ky repart ka edhe lojtarët më cilësorë të cilët pritet të bëjnë diferencën në fushë. Me shumë interes pritet sulmi teksa sytë do të jenë të fokusuar tek “i panjohuri” Atsina dhe vlonjati Ribaj që dëshiron të rikthehet sërish në nivele të larta.
Lista e federimit e Vllaznisë:
1. Erind Selimaj
2. Alen Sherri
3. Olsi Gocaj
4. Denis Pjeshka
5. Nurudeen Orelesi
6. Antonio Marku
7. Erdenis Gurishta
8. Denis Miloti
9. Ardit Krymi
10.Florind Bardulla
11.Alsid Tafili
12.Erjon Vucaj
13.Edon Hasani
14.Gilman Lika
15.Erald Çinari
16.Arlind Kalaja
17.Sinisha Rajçeviq
18.Charles Atsina
19.Andi Ribaj
20.Arsid Kruja
21.Belajdi Pusi
22.Endi Brahimi
23.Zabit Mehmedaj
24.Fation Kiri
25.Armenis Kukaj


