HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREVIDEO/ Jonuzi: Emocione të luaj ndaj Kukësit, por duam fitoren me Vllazninë

VIDEO/ Jonuzi: Emocione të luaj ndaj Kukësit, por duam fitoren me Vllazninë

Fjoart Jonuzi ka dale sot bashke me trajnerin Goce Sedloski ne konferencen per shtyp, jo vetem per te ndihmuar ne perkthimin e tij, por ne fund ka dhene edhe nje opinion te vetin per ndeshjen e neserme ndaj skuadres se qytetit te tij, Kukesit.

“Normale qe eshte emocion per mua te rikthehem e te luaj ne vendlindjen time, megjithate kjo nuk eshte hera e pare sepse e kam bere kete gje edhe here te tjera keto vitet e fundit. Sa i takon ndeshjes, edhe une ashtu si trajner mendoj se Kukesi ka nje ekip shume te organizuar.

Pavaresisht se rezultatet e tij keto javet e fundit ndoshta nuk kane qene ato te duhurit, por kane bere lojera te mira, por megjithate ne do te shkojme me besimin e plote per te marre tre pike ne kete perballje.

Gol edhe ndaj Kukesit? Pse jo, une do ta provoj prape dhe nese shenoj do te jem i lumtur por e rendesishme eshte qe te marrim rezultatin e duhur dhe ne fund te festojme te gjithe bashke ne fund te ndeshjes”- eshte shprehur mesfushori Fjoart Jonuzi./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments