HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREKrymi: Rezultati i sotëm është i pranueshëm për Vllazninë

Krymi: Rezultati i sotëm është i pranueshëm për Vllazninë

Vllaznia po kalon një moment delikat, sepse futbollistët kanë muaj që nuk paguhen. Pas ndeshjes kundër Luftëtarit që përfundoi 0-0, mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi u shpreh për Supersport: “Mendoj se ky rezultat në transfertë është i pranueshëm. Kërkonim të fitonim, por nuk ia dolëm.

Çështja e pagave është disi problem, sepse ka njerëz që duan të mbajnë familjen me ato rroga. Ne kemi pasur edhe një takim me kryetaren e bashkisë së Shkodrës dhe na ka siguruar që do të paguhemi në fund të këtij muaji.Megjithatë, ne kemi folur të gjithë si futbollistë dhe kemi vendosur të japim maksimumin në fushë, për fanellën e Vllaznisë”, tha mesfushori 21-vjeçar, Ardit Krymi.

 

RELATED ARTICLES

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Most Popular

Recent Comments