...
HomeFUTBOLL - KATEGORIA E DYTESamuel Nikaj optimist: E ngjisim Pogradecin në kategorinë e parë përmes play-off

Samuel Nikaj optimist: E ngjisim Pogradecin në kategorinë e parë përmes play-off

Synimi i Pogradecit për t’u rikthyer në Kategorinë e Parë nis nga ndeshja e sotme ndaj Devollit në stadiumin “Gjorgji Kyçyku”.

Liqenorëve u mjafton edhe barazimi për të kapur finalen e “play off”, ku do të përballet me fituesin e çiftit Labëria-Butrinti, e më pas nëse ia del edhe në këtë takim, do të zhvillojë ndeshjen vendimtare me skuadrën që renditet në vendin e 10-të të Kategorisë së Parë. Trajneri Samuel Nikaj beson shumë të realizimi i objektivit.

“Kemi disa javë që mendojmë për këto ndeshje. Edhe ndaj Luftëtarit, në pjesën e parë u pa që bëmë eksperimente me skemën dhe lojtarët. Kam dalë në një konkluzion se kush do të jenë ata 12-13 lojtarë kryesorë që do të përballojnë tri ndeshjet që na presin.

Do të luajmë me Devollin, që e vlerësoj shumë si ekip. Megjithatë, dua të ndalem te ndeshja me Luftëtarin, ku ne luajtëm në mënyrë korrekte, duke bërë detyrën. Me një barazim mund të shkonte Gjirokastra në ‘play off’, por me forcat tona mendoj që pas performancave që kemi zhvilluar në këto 22 ndeshje dhe kontingjentit të lojtarëve që kemi, mendoj që e meritojmë të ngjitemi në Kategorinë e Parë.

Madje kemi merituar ngjitjen direkte, por kështu erdhi ecuria e këtyre javëve dhe me problematikat që ka Kategoria e Dytë e mbyllëm të dytët në renditje”, ka thënë Samuel Nikaj për mediat./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.