Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREAkuza e rëndë nga Gjermania: Fitorja e Sitit në Champions ishte një...

Akuza e rëndë nga Gjermania: Fitorja e Sitit në Champions ishte një skandal

Fitorja e Mançester Sitit në Stamboll, është konsideruar një skandal në Gjermani dhe është prestigjiozja “Bild” ajo që e quan të tillë. Në një artikull të publikuar ditën e sotme, fitorja e Mançester Sitit ka ngjallur polemika, duke u renditur disa nga arsyet që konsiderohet e tillë.

Sipas “Bild”, Championsi u fitua nga një skuadër që nuk duhej të ishte në kompeticion, duke qenë se në sezonin 2020-2021, Siti dënohej nga UEFA me përjashtim 3 vjeçar nga Kupat e Europës.

Megjithatë, KAS hodhi poshtë dënimin e UEFA-s dhe lejoi “qytetarët” që të luanin në Europë.
Aktualisht, aksionet e Sitit zotërohen nga një kompani shtetërore e Abu Dabit, të cilët kanë 78% të aksioneve.

Në merkato, Siti ka qenë skuadër e shfrenuar e megjithatë nuk ka pasur dënime për ta, pavarësisht se edhe vetë Premier Liga ka deklaruar shpesh herë që ka pasur shkelje të rregullores.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments