HomeKRYESOREMungon vetëm zyrtarizimi, Marash Kumbulla praktikisht lojtari më i ri i Sassuolos

Mungon vetëm zyrtarizimi, Marash Kumbulla praktikisht lojtari më i ri i Sassuolos

Mbrojtesi i kombetares shqiptare Marash Kumbulla, “ndryshon” ambjent ne futbollin italian. Ai prej disa kohesh ka qene i destinuar për t’u larguar nga Roma dhe e ka gjetur ekipin e ri mesa duket.

Sipas raportimeve nga Italia, Kumbulla mund të quhet praktikisht lojtari më i ri i Sassuolos, aty ku do të gjejë edhe shokun e kombëtares, Nedim Bajramin.

Roma në fakt dëshironte ta shiste totalisht kartonin e Kumbullës, por dëmtimet e tij kanë bërë klubet e interesuara të ishin skeptikë dhe të kërkonin huazimin.

Në orët e ardhshme, qendërmbrojtësi shqiptar pritet të kryejë vizitat mjekësore dhe të zyrtarizohet më pas te Sassuolo.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments