HomeKRYESOREE kërcënuan me jetë, kampioni i botës Di Maria vendos të mos...

E kërcënuan me jetë, kampioni i botës Di Maria vendos të mos rikthehet të luajë në vendlindje

Kërcënimet me vdekje që mori pak ditë më parë bëjnë që mesfushori argjentinas Angel Di Maria të ndryshojë mendje në lidhje me të ardhmen e tij. “Fideo” në fakt u kërcënua me vdekje në Argjentinë nga disa tifozë, apo pseudo-tifozë, të Rosario Central, të cilët ishin kundër rikthimit të tij në ekipin me të cilin u rrit.

Një episod i shëmtuar, që, siç tha Rodrigo de Paul, e la në lot ish-mesfushorin e Real Madrid dhe Juventus. Sipas “A Bola”, incidenti, në të cilin përfshihej një makinë, ndoshta e lidhur me trafikun lokal të drogës, do të kishte pasoja te lojtari.

Rikthimi në Argjentinë, në fakt, do të ishte padyshim më pak i mundshëm dhe Di Maria do të negocionte rinovimin e kontratës së tij me Benfika, ekipin portugez ku po luan aktualisht. Një skenar ky i konsideruar i largët deri pak ditë më pare, pasi kampioni i botës donte rikthimin në vendlindje.

Alternativat e tjera do ta çonin Di Maria në Katar. Klubet nga Arabia Saudite dhe Shtetet e Bashkuara gjithashtu janë shprehur të interesuara për transferimin e mesfushorit 36-vjeçar./telesport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments