Largimi i Mladen Milinkovic nga drejtimi i Partizanit ishte çështje kohe pas humbjes së thellë në derbi ndaj Tiranës, e shoqëruar me krizën në rezultate dhe kështu ndodhi.
Më pas, “Demat e Kuq” njoftuan se ekipin do e drejtojë Oltijon Kërnaja, i cili ka bërë një punë të jashtëzakonshme te Partizani B. Por raportimet e fundit pranë klubit kryeqytetas bëjnë me dije se Presidenti Gaz Demi është në bisedime të avancuar me Armando Cungun.
Më tej, thuhet se zyrtarizimi është shumë pranë. Në karrierën e tij si trajner, Cungu ka drejtuar ekipe si Kukësi, Laçi, Vllaznia dhe Kombëtaren U-19. Një detajë interesant në “CV” e Armando Cungut është se ai nuk ka qëndruar gjatë në këto aventura profesionale.