Një luftë në distancë po ndodh mes Vllaznisë dhe dy rivalëve për titull, Egnatias dhe Dinamos. Ndërkohë që së fundmi zyrtari i shkodranëve, Blendi Dibra, ka thumbuar drejtorin e rrogozhinasve, Klejdi Zenelaj.
Ky i fundit, dy ditë më parë publikoi një thënie të Dritëro Agollit, duke i hedhur “kunja” trajnerit Edi Martini. “Kujt vetja i hyri shumë në qejf, kapërceu lumin dhe u mbyt në përrua”, shkruhej në thënien e publikuar nga Zenelaj.
Ndërkohë që pas fitores së Vllaznisë ndaj Dinamos, zyrtari Dibra, s’ka ngurruar të vazhdojë “luftën”. “Plus 3, vazhdojmë kryesimin duke i lënë rivalët t’qetë në vazhdimin e leximit t’poetëve shqiptarë”, shkruan Blendi Dibra.







