✍️ Shkruar nga Osman MULA

Po shoh krej rastesisht ne facebok apo tituj gazete ku ndalen dhe theksojne per “mungese kulture te tifozerise shkodrane” dhe se ai qytet na ka borxhe se ne e kemi mesu me lujt futboll.

Thjesht per sqarim: Ishte nje prift nga Qiproqe ne fillim te shekullit te kaluar solli ne Shkoder nje moket ku tregohej sesi e sa ishte fusha e futbollit, distanca e 11-metershit, rregullat e lojes, veshjet, sa eshte distancave e portes e me rradhe dhe nga nje grup intelektualesh vendosen te krijonin shoqerine per ndertimin e SK Vllaznia me shumesportesh.

Dhe ndeshja e pare nderkombetare u zhvillua ne mes te perfaqesuesve te lagjeve dhe ushtareve austriak qe ishin te instaluar ne kazermat e ushtrise. Nuk mungoi dhe banda e qytetit qe ishte e pranishme ne çdo aktivitet apo feste ne qytet e kthyer ne tradite.

Ne shume disiplina dhe gara Shkodra mori pa fund kupa, dekorata dhe vleresime te atleteve apo sportistave te ndryshem. Ketu flitet per vitet 1919. Atehere si shpjegohet qe na e paskan mesuar futbollin kur ekipi qe pretendon eshte krijuar ne vitet 50′ si “Dinamo”?

Shkodra eshte qytet i kultures dhe gjithçkaje, ka nismen aty si masivitetin sportiv. Operen e pare Shqiptare, festivalet e kenges per femije e te rritur qe s’po ndalem me gjate. Nxorri futbollista te medhenj qe furnizoi rregullisht ekipin kombetar dhe shume ekipe te ndyshme. Eshte ky publik qe duartrokiti me dekada ekipet udhetuese dhe me buzeqeshje dhe duartrokitje i percollen.

A ne qofte se sot ne koret e stadiumeve degjohen kore me motren, nanen, e me rradhe, keete nuk jua solli Shkodra. Ate e gjetem midis jush! Nuk e di te jene shkulur karriget ne stadiumin “Loro Boriçi” sic u shkulen ne Vlore ato tek stadiumi kombetar, jo nje here por shpesh dhe jo pak jane denuar dhe tifozerite te mos kene te drejte per nje faze te ndjekin ekipin e tyre.

Tani dy fjale per trajneret: Si Daja, Tetova apo Martini jane ne krye te renditjes dhe jane konkurrent per te fituar “Festivalin” e futbollit per te shkuar ne Eurosong (ne Kupat e ndryshme Europiane). Te tre ekipet apo protagoniste te ndryshem sollen peshjellime dhe loje nervash me tifozerine.

E para filloi ne Rrogozhine me mbrojtesinn Aleksi per festimin e golit, gjithee mllef e nerv qe e kupton kushdo se ai e kishte me shkodranet. Besoj se nuk do na thoni se Rrogozhina na mesoi futbollin!!!

Tani dhe lojtaret dhe trajneri kur shahen rregullisht me liber shtepije duke harruar traditen shekullore ne futboll, padyshim qe do kete nje reagim siç ndodh dhe me ekipet e botes. Po kur dhe gazeta del me germa kapitale dhe thote tani shkodranet duhet te hedhin kova ne fushe, ketu flitet per tendence, mungese konsiderate, hajde te gjejme nje shkak dhe ta simfonizojme problemin.

Ka nje komision etike dhe arbitrash, t’i veçojne ngjarjet çdo jave dhe mos t’i lene te trashen dhe te gjendet fajtori ne fushe dhe jo me preferenca tifozerie. Filloni me edukaten qe nuk kane pse te vrapojne 10 lojtare duke e rrethuar arbitrin per nje faull! Te krijojne nje mjedis dhe per vajzat apo familjaret e futbollisteeve dhe te mos shajne si kafshe.

N’ Shkoder thona “Hori te ban hor”… Stadiumi nuk esht arene gladiatoresh por ambient argetimi. Shlodhje dhe kenaqesie, asht siç shohim shpesh femije te vegjel qe flejne ne gjoksin e te jemes.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”