✍️ Shkruar nga “Shkodra Sport”

Vllaznia në futboll për femrave ka fituar pa as më të voglin problem edhe ndeshjen e prapambetur të kampionatit, atë ndaj Partizanit. Sfida e luajtur në mes këtyre dy skuadrave në “Arena e Demave” mesditën e sotme është fituar me rezultatin 2-0 nga kampionet në fuqi të vendit.

Ashtu si dhe shumë herë të tjera, fatin e kësaj ndeshje e ka vendosur sërish Megi Doçi. Ajo i ka shënuar të dy golat e ndeshjes që në pjesën e parë, duke i dhënë njëkohësisht frymëmarrje skuadrës.

Në pjesën e dytë, pavarësisht rasteve të krijuaa nga të dy ekipet, nuk ka patur gola të tjerë dhe si rrjedhojë i gjithë takimi është mbyllur me fitoren e pastër të Vllaznisë në shifrat 2-0. Në këtë mënyrë ajo siguron fitoren e katërt rradhazi.

Dhe me 12 pikë të grumbulluara deri më tani, skuadra e drejtuar nga trajneri Nikolin Leka kryeson e vetme renditjen. Në vend të dytë është ekipi i Gramshit me 10 pikë, por edhe me një ndeshje më shumë të luajtur dhe në të tretin Apolonia po me 10 pikë në katër ndeshje të luajtura.
Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”