UEFA ka pezulluar Luis Diaz me tre ndeshje në Champions League pas ndërhyrjes së tij ndaj Achraf Hakimit në sfidën ndaj Paris Saint-Germain.

Sulmuesi i Bayern Munich u ndëshkua me karton të kuq për ndërhyrjen që shkaktoi dëmtimin e mbrojtësit maroken.

Vendimi tregon se ai do të mungojë në tri ndeshjet e ardhshme të ndaj Arsenalit, Sporting Lisbonës dhe Union Saint-Gilloise. Klubi gjerman kishte pritshmëri që pezullimi të ishte vetëm një ndeshje, por kjo nuk ka ndodhur.

Sipas “Blid”, vendimi i UEFA-s ka shkaktuar pakënaqësi brenda Bayernit. Klubi ka kërkuar sqarime zyrtare nga organizata europiane për të vlerësuar mundësinë e një apelimi. Bayern do të shqyrtojë hapat e mëtejshëm pas marrjes së përgjigjes.